Ndodhej i shtruar prej 5 ditësh, vdes në spital i moshuari që u dhunua me bashkëshorten në Fier

3 hours ago 17

FIER

Ndërron jetë 80-vjecari Namik Rustemi, i cili disa ditë me parë është dhunuar fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Povelçë të Fierit. Policia ka arrestuar si autor të ngjarjes shtetasin Ilir Nukaj.

Si pasojë e dhunës brutale, 80-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë sot në Spitalin Rajonal të Fierit.

Ndërkohë që specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan autorin shtetasin Ilir Nukaj, 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës. Nukaj për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.Rustemi, 77 vjeçe.

I moshuari u shtrua në spital me dëmtime të shumta dhe i intubuar, ndërsa bashkëshortja e tij pasi ka marrë mjekim nëspital është larguar drejt banesës.

Për këtë ngjarje materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku për autorin është dhënë dhe masa e sigurisë burg pa afat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article