Video/ Mbylli aksidentalisht foshnjën brenda në makinë, babai thyen xhamin e përparmë për ta shpëtuar

1 year ago 18
Reklamë

Një video e publikuar në mediat e huaja shihet momenti i shpëtimit të një foshnje, e cila u mbyll aksidentalisht brenda një makine në pikun e vapës ,në Harlingen, Teksasi jugor.

Mediat e huaja raportuan se prindërit kishin lënë çelësat e tyre brenda dhe duhej të thyenin xhamin e përparëm të makinës me ndihmën e kalimtarëve për të shpëtuar foshnjën. Incidenti ka ndodhur më 19 korrik, kur temperatura në Harlinge ishte 37.7 gradë.

Fëmijët nuk mund të përballojnë temperaturat e larta në makinat e parkuara të cilat ruajnë një temperaturë tepër të lartë që në 10 minutat e para nga fikja.

Top Channel

Read Entire Article