Video/ Ministri Manja: Në 2 vite kemi inspektuar rreth 60 përmbarues, nismë për ndryshime ligjore për rritjen e kontrollit dhe transparencës

2 months ago 13
Reklamë

Në raportimin e Guvernatorit të Bankës Shqiptare, Gent Sejko në Parlament, veprimtaria e shërbimit përmbarimor privat ishte pjesë e debatit parlamentar.

Gjatë debateve të zhvilluara pati dhe tentativa që të identifikohet e gjithë trupa prej 129 përmbaruesish privatë me një grusht përmbaruesish privatë abuzues, të cilëve tashmë u është hequr licenca dhe janë në duart e prokurorisë së Tiranës!

Në fjalën e tij gjatë seancës plenare Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi edhe një herë se: Ministria e Drejtësisë në 2 vite ka inspektuar rreth 60 përmbarues privatë mbi bazë ankese dhe tematike, dhe nisur nga problematikat e hasura në zbatimin e ligjit përmbarimor privat, do të ndërmarrë nismën për ndryshime ligjore në Kuvend, me qëllim rritjen e kontrollit dhe transparencës mbi shërbimin përmbarimor privat!

Read Entire Article