VIDEO/ Nga snajperat, minat me telekomandë te maskat. Dalin pamjet nga baza e armatimit në Vlorë. Ja çfarë u sekuestrua tjetër

7 months ago 8

Një bazë me armatime të rënda është zbuluar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa nga pamjet e siguruara shfaqen kallashnikovë, snajper, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera që besohet se do të përdoreshin për veprimtari kriminale.

Në mesin e sendeve të sekuestruara nga baza në Babicë, shfaqen edhe disa çelësa automjetesh, maska, celularë dhe targa të ndryshme.

Po ashtu brenda bazës janë gjetur edhe mina me telekomandë, si edhe sasi të konsiderueshme parash.

Sipas raportimit të gazetarit Enrik Mehmeti kjo është  sasia më e madhe e armatimit e kapur kohët e fundit në Vlorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article