VIDEO/ Përfshihet nga flakët mali i Murganës, zona e mbrojtur në rrezik nga zjarri i ndezur prej dy ditësh

1 week ago 45
Reklamë

Mali i Murganës, një zonë e mbrojtur në vend në juglindje të Sarandës, është përfshirë nga një zjarr masiv që ka nisur të premten dhe vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Zjarri ka shkatërruar hapësira të mëdha pyjore, duke kërcënuar ekosistemin e këtij mali të konsideruar si zonë e mbrojtur.

Nga dita e premte, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve dhe vazhdon të përparojë, duke shkaktuar shqetësim të madh.

Nga pamjet e siguruara duket qartë se flakët janë të mëdha dhe po përhapen në mënyrë alarmante, duke djegur gjithçka përreth, ndërsa ende nuk ka një ndërhyrje domethënëse nga autoritetet përkatëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article