Video: Seanca nis me përplasje fizike mes deputetëve

10 months ago 7
Reklamë
17:13 30/10/2023

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate e përplasje fizike. Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli mori fjalën, pati kundërshti në radhët e opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren duke kërkuar që Garda të dalë nga salla. Po ashtu janë rikthyer pas 10 ditësh në seancë 23 deputetë të PD-së.


Pjesë nga seanca parlamentare:

“A je në terezi?!”, i drejtohet Gazment Bardhi Nikollës.

“Shumë në terezi jam, mirë e ke krahun? Ju lutem kolegë deputetë zini vendet!”, u përgjigj Nikolla.

Pas 10 ditësh janë rikthyer në seancë 23 deputetët e përjashtuar të PD-së.

Në momentin që Vullnet Sinaj (nga pala mazhoritare) ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan, debat që më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike.

Kryetarja e Kuvendit kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article