VIDEO/ Shkrumbohet një lokal në Radhimë, shkak i zjarrit një shkëndijë elektrike

7 months ago 12

Një ambient në plazhin e Radhimës që shërben gjatë sezonit veror për bar ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së sotme.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë së Orikumit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët të cilat kanë djegur pjesën e verandës që shërbente në sezonin veror për pushuesit.

Sipas policisë dyshohet se shkaku i zjarrit është një shkëndijë elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Etiketa:

Read Entire Article