Video tronditëse/ Fëmijët e dhunuar të mbyllur në kafaze kafshësh shpëtohen nga policia

1 year ago 18
Reklamë

Dy prindër në SHBA akuzohen për dhunë ndaj fëmijëve dhe mbylljen e tyre në kafaze kafshësh.

Autortitetet e Los Angelos në SHBA kanë publikuar pamjet e tmerrshme, ku fëmijët shihen të dhunuar, me mavijosje në trup dhe të mbyllur në kafaze.

Një video tregon momentin kur oficerët hyjnë në dhomën e gjumit të shtëpisë ku gjetën gjashtë fëmijë të moshës 2 deri në 11 vjeç, vetëm me dy qen. Dy nga fëmijët, djali 11-vjeçar dhe vëllai i tij 9-vjeçar, ishin të strukur brenda një kafazi që zakonisht përdoret për kafshët shtëpiake.

Oficerët thanë se djali 11-vjeçar kishte sy të nxirë dhe të ënjtur, shenja të shumta dhe mavijosje në të gjithë trupin e tij dhe ishte i dobësuar.

Një prej fëmijëve i tha policisë se babai i tij e kishte rrahur me litarë, rripa dhe një tigan.

Fëmijët fillimisht refuzuan të hapnin derën për oficerët, sepse ishin udhëzuar që të mos hapnin derën për të huajt.

“Nuk jemi lënduar, jemi mirë”, tha njëri nga fëmijët. Pasi një polic e bindi fëmijën të hapte derën, ata i gjetën fëmijët në apartament me qen.

“Fëmija tha se ishte i detyruar të ndante atë pak ushqim që kishte me vëllezërit e motrat e tij dhe nuk kishte ngrënë për ditë të tëra”, tha një detektiv i çështjes. Në gjykatë ai tha se fëmija ishte i mbyllur në kafaz çdo ditë gjatë gjithë ditës.

Një nga fëmijët më të mëdhenj u rrah aq keq sa babai i tij, Travis Doss, i tha Policisë Metropolitane të Las Vegasit se ai mendonte se 11-vjeçari ishte tashmë i vdekur, sipas të dhënave të gjykatës.

Babai i gjashtë fëmijëve, Travis Doss, u akuzua për 40 akuza, duke përfshirë abuzimin e fëmijëve, ndërsa Amanda Stamper, nëna biologjike e një 2-vjeçari dhe njerka e fëmijëve të mbetur, u akuzua për shtatë akuza për abuzim të fëmijëve, sipas Neë York Post.

Babai i fëmijëve thuhet se i tha policisë se “nuk kishte zgjidhje” kur u pyet pse i futi fëmijët në kafaz.

Në Instagramin e tij, Travis Doss, i cili është një reper i quajtur “Trap Montana”, shihet duke kënduar brenda makinave luksoze, pallateve dhe kazinove.

Top Channel

Read Entire Article