Videoja e çuditshme që u kërkon rusëve t’i bashkohen ushtrisë: Kam ëndërruar për një apartament në Kiev

1 year ago 32
Reklamë

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e re nga aparati propagandues i Kremlinit, që i bënë thirrje rusëve t’i bashkohen “operacioneve ushtarake” në Ukrainë.

Në këtë video bizare, rusët shprehin qartë qëllimin e tyre kryesor, pushimin e qyteteve më të mëdha të Ukrainës si Kievin dhe Odesën, dhe të ndajnë mes tyre ‘plaçkën’ e luftës, transmeton Telegrafi.

Aty shihen dy ushtarë duke vrapuar dhe shtënë nga istikame (është interesant se nuk bartin helmeta), derisa përreth tyre dëgjohen të shtënat, e në prapavijë dëgjohet një muzikë dramatike.

Në një moment ata ndalen dhe fillojnë të diskutojnë për qëllimet e tyre. Njëri prej tyre pyet tjetrin nëse e di se ku gjendet sheshi Pechersky në Kiev.

“Është në qendër, tezja ime jeton atje. Është shesh i bukur”, i përgjigjet ushtari tjetër duke shtuar: “E kam një ëndërr. Dua të blejë një apartament. Kur të përfundojë lufta dhe ne ta marrim nën kontroll Kievin, do të zhvendosëm atje me familjen time”.

Muzika dramatike shndërrohet në një këngë të lehtë, e ushtari tjetër flet se si do të shkojë në Odesa.

“E dua detin. Zgjidhni qytetin e ëndrrave”, shtoi ushtari.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Moska ka tentuar vazhdimisht të plasojë fushata të tilla propaganduese për forcat e armatosura të saj.

Karshi planeve joreale për marrjen e Kievit, që u dëbuan qysh në muajin e dytë të fillimit të pushtimit, Rusia mëton tani të tërheq vëmendjen e rekrutëve të rinj – duke u premtuar rrogë të majme.

Ndryshe nga fillimi i luftës, rusët kanë pësuar humbje të mëdha në vijat e frontit. Sipas vlerësimeve amerikane nga gushti, numri i ushtarëve rusë të vrarë shkon në 120 mijë, derisa nga 170 deri në 180 janë të plagosur. /Telegrafi/

I added subtitles to this insane new Russian military recruitment advertisement. pic.twitter.com/LGENDuDUOS

— Jay in Kyiv (@JayinKyiv) September 18, 2023

Read Entire Article