Videoja satirike joreale e vlogerit duke sharë shefin e Forumit Ekonomik Botëror po qarkullon si e vërtetë në internet – merr miliona klikime në X

9 months ago 22

Një video satirike e përpunuar e vlogerit të njohur duke sharë kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab në samitin e Davos në Zvicër po qarkullon me të madhe në internet duke menduar njerëzit se është reale.

Videoja është krijuar nga vlogeri i njohur nga Danimarka, Damon Imani dhe është shpërndarë nga vetë ai në llogarinë e tij zyrtare në X, transmeton Telegrafi.

BREAKING: New WEF participant does the unthinkable at 2024 Davos Meeting. pic.twitter.com/2ZCKvG734y

— Damon Imani (@damonimani) January 16, 2024

Në këtë video prej 19 sekondash, vlogeri paraqiti kinse veten në një event të Forumit Ekonomik Botëror derisa shau themeluesin e këtij forumi Klaus Schwab.

“E vlerësoj Forumin Ekonomik Botëror që më dha mundësinë të jem në këtë skenë dhe të them, ‘vafsh në djall Klau Schwab dhe ‘vaftë në djall’ rendi yt i ri botëror. Ne njerëzit kemi lindur të lirë; ne do të qëndrojmë të lirë”, thoshte vlogeri në këtë video satirike të cilën e kishte montuar vetë.

Satire but true. This video is also available on Rumble here and Klaus Schwab can go f himself.https://t.co/22B6TawQ4r

— Damon Imani (@damonimani) January 16, 2024

Vlogeri në realitet nuk kishte qenë i pranishëm në këtë forum dhe nuk kishte folur në sportel, megjithatë adresimin që e kishte përçuar ndaj shefit të këtij forumi ishte i vërtetë.

Ndonëse videoja është satirike, ajo u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale si e vërtetë.

Vlen të theksohet se videoja ka marrë 16.5 milionë klikime në rrjetin social X. /Telegrafi/

Read Entire Article