Viktimizim i “paskrupullt” i Serbisë në dialog – Analistët akuzojnë BE-në: Kosova të mos pranojë asnjë kompromis

2 months ago 7
Reklamë

Takimet për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë po dështojnë vazhdimisht. Mes dy vendeve nuk po arrihet asnjë marrëveshje ose as edhe ndonjë përafrim.

Të martën që kaloi në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, u zhvillua takimi, i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e akuzoi palën serbe se dëshiron vetëm zbatimin e pjesshëm të Marrëveshjes Bazë.

"Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe", tha Bislimi për gazetarë pas takimit.

Ndërsa kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, e kritikoi palën kosovare se nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Madje, ai tha se “Prishtina po e vret” dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Ahmeti: Është jashtë logjike që Serbia të viktimizohet dhe gishtin ta vendos në drejtim të shtetit të Kosovës

Analisti Hidajet Ahmeti në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se është absurde ajo që kërkon Serbia sepse bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Image

Hidajet Ahmeti

Madje, ai thotë se deklarata e serbëve nuk duhet marrë seriozisht, sidomos këtë që jemi mësuar tashmë.

Ahmeti kritikon edhe BE-në e cila, po fajëson Kosovën, duke thënë se BE-ja vazhdimisht e ka ledhatuar Serbinë.

“Është absurd i llojit të vet nëse Serbia kërkon diçka si kompromis që bie ndesh me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe krijon pushtet të tretë. Por njëkohësisht është jashtë logjike që Serbia të viktimizohet dhe gishtin ta vendos në drejtim të shtetit të Kosovës që nuk është konstruktive në dialog.

Deklarata të tilla të zyrtarëve serb jemi mësuar t'i dëgjojmë çdo ditë dhe nuk duhet marrë me seriozitet.

Mendoj se BE-ja duhet të jetë konstruktive si ndërmjetëse e dialogut e jo të favorizoj Serbinë në rrugën e anëtarësimit në BE dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm. Në asnjë çmim Kosova nuk duhet të bëj kompromise që e dëmtojnë substancën e republikës dhe shtetësisë së saj. BE-ja në vazhdimësi ka ledhatuar Serbinë, edhe pse kjo e fundit nuk ka qenë konstruktive në procesin dialogues”, nënvizon Ahmeti.

Bilalli: Serbisë i intereson një gjendje e ngrirë rreth marrëveshjes

Image

Lutfi Bilalli

Njohësi i çështje politike, Lutfi Bilalli, duke zbërthyer deklaratën e Petkoviqit, ai thotë se ka dy qëllime, në mesin e tyre, fjalsimin e Kosovës për bllokim të dialogut.

“Takimi i ndarë me kryenegociatorët e dialogut Kosovë-Serbi i thirrur nga Lajçaku i cili zgjati mbi 7 orë (takime të ndara) tregoi edhe një herë që dialogu po vazhdon me “intensitet".

Deklarata e Petkoviqit është në vazhdën e strategjisë serbe se gjëja Kosova po e "vret dialogun" dhe kjo ka dy qëllime :

a) ta fajësojë palën kosovare para BE-së se po e “bllokon" dialogun dhe

b) në çdo hap të ardhshëm Serbia do kërkoj që pikë kyçe në dialogim ta ketë asociacionin”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se Serbisë i  intereson një gjendje e ngrirë rreth marrëveshjeve, duke shtuar se edhe deklarata e Stanos për Kosovë, tregojnë frymën që BE po menaxhon dialogun pa limit kohor dhe të tej-zgjatur.

“Serbisë i intereson një gjendje e ngrirë rreth marrëveshjes sipas planit franko-gjerman (marrëveshja bazike dhe derivati i saj aneks-drafti i Ohrit) që strategjikisht varësisht nga rrethanat gjeopolitike në botë dhe ridefinimin e rendit të ri botëror, Serbia pret nga aleanca kinezo-ruse favore për projektet ekspansioniste në raport me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Zëdhënësi BE-në Stano, kishte deklaruar dje se, Kosova duhet të përmbush obligimet për asociacionin ndërsa Serbia të ndalë fushatën e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. E tëra kjo tregon një frymë "ballanci” që BE po menaxhon dialogun pa limit kohor dhe të tej zgjatur”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article