Vinicius shkruan historinë pas golit në finale ndaj Dortmundit – barazon rekordin e jashtëzakonshëm të Messit

4 months ago 17

Vinicius Junior ka barazuar një rekord historik të Lionel Messit, teksa Real Madridi ka mposhtur Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve e cila u zhvillua në ‘Wembley’.

Golat e shënuar nga braziliani dhe Dani Carvajal në pjesën e dytë ishin të mjaftueshëm për t’i dhuruar Real Madridit trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Pjesa e parë në Londër përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 me Dortmundin që pati rastet më të mira për gol, por nuk arriti ta tund rrjetën.

Real Madridi ishte më i fortë në pjesën e dytë dhe përpjekjet e tyre për gol u shpërblyen në minutën e 73-të kur Dani Carvajal me kokë shënoi për 1-0 pas asistimit të Toni Kroos.

Vinicius ishte ai që shënoi për rezultatin 2-0 duke mposhtur me gjakftohtësi portierin mysafir Gregor Kobel.

Ky gol i tij bëri që reprezentuesi brazilian të barazojë një rekord që deri më sot mbahej nga Lionel Messi.

Kandidati për Topin e Artë tashmë ka qenë i përfshirë direkt në 22 gola të shënuar në fazën me eliminim në Ligën e Kampionëve para se të mbush 24 vjet, me 11 gola dhe 11 asistime.

I vetmi lojtar përveç tij që kishte arritur ta bëjë këtë ishte Lionel Messi, duke nënkuptuar se braziliani po i bashkohet një klubi ekskluziv.

Real Madridi gjithashtu bëri historinë si klub, duke e përfunduar kampanjën e Ligës së Kampionëve si të pamposhtur për herë të parë./Telegrafi/

Vinicius Jr has scored at WEMBLEY IN THE CHAMPIONS LEAGUE FINAL! pic.twitter.com/fkahQCR1nv

— TC (@totalcristiano) June 1, 2024

Read Entire Article