Violanda Theodhorit i përfundon mandati, zgjidhet kreu i ri i KLGJ

2 hours ago 13

Violanda Theodhori ka përfunduar këtë të martë mandatin e saj si kryetare e Keshillit të Lartë Gjyqësor.

“Sot, në datën 22.10.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, znj. Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se pas Llagamit, këtë post do e marrë Ilir Rusi.

“Duke qenë se znj. Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e z. Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.”, thuhet më tej.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli vendosi zgjedhjen me shumicë votash të Yllka Rupa, në funksionin e zëvendëskryetares të Këshillit të Lartë Gjyqësor./vizionplus.tv

Read Entire Article