Viti i ri shkollor, Zonja e Parë viziton nxënësit e klasës së parë në një shkollë në Ndroq

1 year ago 43
Reklamë

Zonja e Parë, Armanda Begaj takoi sot, në nisje të vitit të ri shkollor, fëmijët e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq.

Zonja e Parë uroi më të vegjlit: “Uroj që të mësoni shumë, të doni e respektoni mësuesen tuaj, të bëni shokë e shoqe, të luani e të argëtoheni së bashku.”

Ajo u premtoi atyre se do te shkojë në festën e tyre të abetares për të qenë me ta në një nga ditët më të paharrueshme të jetës së tyre.

Zonja Begaj përshëndeti disa klasa nxënësish e i uroi atyre një vit të mbarë. Ajo vizitoi edhe laboratorët e shkollës shumë të rëndësishëm për të mundësuar më mirë kuptimin e lëndëve shkencore.

Gjatë vizitës në shkollën “Bashkim Berisha”, Zonja e Parë u takua edhe me stafin pedagogjik të shkollës, të cilin e përgëzoi për punën, përkushtimin, pasionin, mirëmbajtjen e mjediseve dhe laboratorëve.

Në kuadër të fillimit të shkollës, Presidenti Begaj uroi më herët përmes një mesazhi të gjithë nxënësit dhe mësuesit. “Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, tha në mesazhin e tij Presidenti.

Top Channel

Read Entire Article