Vjedhja e karburanteve është katërfishuar në Britani të Madhe

10 months ago 18

Në Britani të Madhe po vidhet gjithnjë e më shumë karburant. Vjedhja e naftës dhe benzinës u rrit me 77 për qind në tremujorin e tretë të 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë viteve të fundit, britanikët janë goditur rëndë nga BREXIT dhe pandemia e coronavirusit, të cilat ‘shkatërruan’ ekonominë e vendit.

Pikërisht kur ata menduan se gjërat mund të fillonin të normalizoheshin përsëri, erdhi lufta shkatërruese në Ukrainë, e cila shkaktoi një tjetër tronditje dhe ngadalësoi rritjen ekonomike në vitin 2022 në vetëm 3.1 për qind.

Në mënyrë analoge, një efekt domino ka ndodhur me rritjen e çmimeve të naftës dhe energjisë elektrike, si dhe normat e hipotekave, të cilat janë vazhdimisht në rritje, raporton skynews.

“Në fillim të këtij viti, më ndaloi sigurimi sepse hyra në supermarket në mënyrë të dyshimtë dhe nuk e mora shportën”, komentoi Sean.

”Një mik që punonte në dyqan tha se stafi ishte veçanërisht vigjilent shkaku i rritjes së ndjeshme të vjedhjeve në dyqane dhe supermarkete të mëdha për shkak të situatës aktuale ekonomike. Një bisedë me një mik më hapi sytë, theksoi problemin dhe hapi çështje që thjesht nuk më kishin shkuar në mendje. Tani kam dëgjuar se edhe vjedhja e karburanteve është rritur katërfish”, shtoi ai.

Më saktësisht, në tremujorin e tretë të këtij viti janë shënuar 39.563 incidente, në të cilat pronarët e pikave të karburantit kanë tentuar të kapin hajdutët.

Kjo shifër është 77 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, kur numri i veprave penale para gjykatave ishte 22,335.

Megjithatë, shifrat krahasohen edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019 – vit kur incidente të tilla tashmë filluan të rriten. Ky është bërë një problem i vërtetë për britanikët që nuk po stabilizohet. /Telegrafi/

Read Entire Article