Vjedhja e veprave të artit në Greqi, del para gjykatës autori, anëtarë të komunitetit rom dalin në protestë

10 months ago 5

Sot  në Gjykatën e Fierit, jepet “ masa e sigurisë” për Shpëtim Kalemin,  një prej autorëve të dyshuar për trafikim të veprave të artit dhe kulturës në kuadër të operacionit “ Vlera” të finalizuar dy ditë më parë.

Shpëtim Kalemi është banor i komunitetit rom  në fshatin Drizë, ndërkohë që menjëherë pas deklaratës së Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier , Lorenc Panganika, në ambientet e jashtme të komisariatit, pjesëtarë të këtij komuniteti kanë protestuar duke kundërshtuar me forcë arrestimin e tij të cilin e konsiderojnë padrejtësi.

Kryeplaku i fshatit Drizë Panajot Alushi në një prononcim për mediat tha se personi i arrestuar nuk ka lidhje me trafikimin e veprave të artit duke pohuar se bëhet fjalë për gjëra teëvjetra me vlerë të ulët të cilat Kalemi i shet në treg për të siguruar kafshatën e gojës.

Ndër të tjera Alushi ka theksuar se Shpëtim Kalemi ka kaluar doganën greke dhe atë shqiptare pa u ndaluar teksa ka kërkuar ndihmën e ekspertëve te ekspertizës t’i vlerësojnë veprat e sekuestruara.

Policia ndërkohë në njoftimin e saj zyrtar bëri të ditur se sendet e sekuestruara kapnin vlerën 1.5 milionë euro. Gjyqtare e çështjes është Miranda Nakaj ndërkohë që Kalemi ka mbërritur tashmë në gjykatë për tu paraqitur përballë togave të zeza./vizionplus.tv

Read Entire Article