Vjen kundërpërgjigjja e ashpër ndaj LDK-së/ Analistët i japin ‘lajmin e keq’ për zgjedhjet e ardhshme!

4 months ago 9

Zgjedhjet në vendin tonë nuk duken të jenë larg dhe fushatat e partive politike veçse kanë filluar.

Një datë të saktë të zgjedhjeve nuk kemi, mirëpo, disa data po përfliten.

E së fundmi, ishte deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka tregoi se kur mund të zgjedhet data për zgjedhjet në Kosovë.

Ai tha se muaji gusht, më së largu fundit i shtatorit duhet të jetë afati i fundit për zgjedhjet e reja.

“Zgjedhjet duhet të mbahen jo më herët se 60 ditë nga dita e realizimit 4 vjeçar të konstituimit të Kuvendit, dhe jo më vonë se 30 ditë, dhe Kuvendi i Kosovës është konsistu në mars që i bie se zgjedhjet e reja duhet të shpallen në gusht më së largu në fund të shtatorit”, tha ai.

Gashi shtoi se zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen saktësisht më 16 gusht.

Kujtojmë që ditë më pare, Gashi tha para gazetarëve sërish se zgjidhja e vetme është dorëheqje e kryeministrit Kurti, pasi ka qenë ai që e ka bllokuar vendin, e ka vënë nën sanksione Kosovën, e jo Kuvendi i Kosovës dhe deputetët e opozitës.

Mirëpo, duke qenë afër këtyre zgjedhjeve a do të kemi ndryshime në rezultate nëse krahasojmë me zgjedhjet e kaluara?

Burjani: Partitë opozitare gabuan apo qëllimisht nuk deshën zgjedhje të jashtëzakonshme

Image

Blerim Burjani.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai thotë se janë bërë disa gabime në politikën e jashtme dhe se përmirësimi i tyre sipas ndërkombëtarëve është Asociaiconi.

“Përmbysje absolute të rezultateve në zgjedhjet e reja në krahasim me zgjedhjet e fundit nuk do të ketë. LVV nuk e ka shumicën, andaj do të ketë koalicione politike. LVV mendohet se mund t’i ketë rreth 38 % sipas mendimit tim, sondazhet e shumta që porositen e vendosin më lartë, por ajo që është parë deri tani janë bërë dëme kolosale në politikën e jashtme, riparimi do të jetë i vështirë. Por, sipas ndërkombëtarëve themelimi i Asocicionit është zgjidhja e të gjitha problemeve në veri, tash do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ai.

Më tej, juristi nuk e sheh pozitiv faktin që opozita nuk pranoi të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Opozita gaboi apo qëllimisht nuk deshën zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk është pozitive me kërku modele që penguan zgjedhjet, cili model të përdorej për zgjedhjet e jashtëzakonshme, pra qoftë shpërrndarja e Kuvendit, qoftë mocioni, apo qoftë dorëheqja po dihet se po bëhet për shkak një qeverisje të dëmshme dhe për këtë përgjegjëse është kjo qeveri”, foli Burjani për “Bota sot”.

Mehmeti: Arben Gashi dhe as LDK nuk e dinë kur mbahen zgjedhjet

Image

Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që LDK nuk mund ta di se kur do të mbahen zgjedhjet dhe se e njëjta nga frika për reuzlatet nuk dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Arben Gashi dhe as LDK nuk e dinë kur mbahen zgjedhjet, ata nuk e vendosin këtë. Kështu që, këto janë vetëm dëshira dhe deklarata të politikës ditore. LDK e kishte rastin për të qenë pjesë e dërgimit së vendit në zgjedhje, këtë nuk e bëri nga frika e rezultatit të pafavorshme që pritet të marrë. LDK e ka humbë të drejtën për të folur për zgjedhje të parakohshme, nuk mori pjesë”, foli ai.

Në fund, analisti shtoi që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por vetëm zgjedhje të rregullta.

“Nuk pres të këtë zgjedhje të parakohshme, vetëm të rregullta, e të cilat besoj se mund të mbahen në dhjetor. Arben Gashi është pjesë e degradimit të LDK dhe përgjegjës për gjendjen ku është katandosur kjo parti”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Read Entire Article