Vjen ‘lajmi i keq’ për grupet terroriste serbe – ja si do të shuhen nga institucionet e sigurisë së Kosovës!

4 months ago 8

Një bastisje në Leposaviq arriti të konfiskoj dhjetëra uniforma të policisë serbe e asaj të Kosovës.

E në lidhje me këtë është deklaruar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.0

Sveçla tha se mekanizimi terrorist i Serbisë në veri të Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë, teksa shtoi se aksioni në fshatin Isev i Poshtëm u krye pas marrjes së informatave inteligjente.

E për këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Hidajet Ahmeti.

Ai thotë se institucionet e Kosovës po punojnë shumë mirë për të shuar grupet terroriste në veri të vendit.

Image

Hidajet Ahmeti

Sipas tij, çdo veprim që shuan këto grupe duhet përshëndetuar.

“Institucionet e Kosovës po punojnë në mënyrë sistematike për t’i shuar grupet terroriste në veri të Mitrovicës, të cilët veprojnë nën ombrellën e Serbisë. Është për tu përshendetur cdo veprim i cili është në funksion të ligjshmërisë dhe kushtetushmerisë, aq më shumë në pjesën veriore të Kosovës. Kosova për dy dekada ka kaluar në këtë drejtim, pasi vullneti politik ka munguar në vazhdimësi për të funksionalizuar mekanizmat e kontrollit”, foli ai.

Më tej, analisti thekson që shumë shpejt këto struktura kriminale do të shuhen.

Pjestarët e Policisë së Kosovës pothujse kanë qenë të njejtit, por zingjiri komandues nuk ka funksionuar, pasi politika nuk e ka pas interesin as guximin për të futur nën kontrollë atë pjesë. Nëse punohet me këtë vullnet e përkushtim kam një bindje se strukturat krimale do të shuhen. Nuk është dicka e jashtëzakonshme, pasi po veprohet mbi diçka e në diçka që është e ligjshme, por vetëm që në qeveritë e kalura ka munguar guximi dhe vullneti politik”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”

comment

Read Entire Article