Vjen një parashikim i papritur për mandatin e Lajçak - Tali tregon prapaskenat: Ai duhet të fillojë…!

2 months ago 6
Reklamë

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe formalisht mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025.

Vendimi u mor disa muaj pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, ku ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo si do të ndikoj kjo në dialogun Kosovë – Serbi?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai u shpreh se zgjatja e mandatit të Lajçak është vetëm një arsyje praktike pasi të njejtit nuk mund të i vazhdohet mandate deri në janar, pasi do të fillojë detyrën e re si ambassador i UE’së në Zvicër.

Zgjatja e mandatit z Lajçak nga Këshilli i UE'së me kërkesën e z Borrell, është thjeshtë për arsyeje praktike, sepse tashti janë pushimet pastaj siç dihet mirëfilli duhet pak kohë që të fascilitohen institucionet pas zgjedhjeve.

Por, sidoqoftë, në aspektin kohor unë megjithate dyshoj se z. Lajçak do të zgjasë deri në janarin e ardhshëm. Edhe për faktin se ai duhet të fillojë detyrën e re si ambassador i UE'së në Zvicër (është caktuar nga shtatorit të fillojë) por edhe për faktin se ka nëntori do t'i fillojë mandati znj Kaya Kallas i Përfaqësuses së Lartë të UE'së për Politikën e Jashtëm, dhe zakonisht emrimi i të Dërguarit Special për dialogun ndërmjet Kisovës dhe Serbisë nuk merr kohë, sepse sigurisht znj Kallas, sinjë olitikane tashnë e rexhur, e di nga tashti kush do të jetë”, u shpreh ai.

Më tej, Tali thekson që dialogu do të vazhdojë në këtë formë "sa për sy e faqe" pa ndonjë rezultat.

“Por kështu veprohet me qëllim që t'i iket (në secilin skenari të mundshëm) vakumit institucional, sepse për UE'në është shumë më i rëndësishëm dialogu Kosovë - Serbi sesa pozita e amabasadorit në Zvicër, apo kudo qoftë tjetër ngjashëm. Megjithate, jashta kësaj, sipas mendimit tim, dialogu do të vazhdojë në këtë formë "sa për sy e faqe" pa ndonjë rezultat. Palët do të shkojnë në Bruksel dhe s'do të pajtohen pothuajse për asgjë”, shpjegon Tali.

Në fund, ai nënvizon që derisa njëra palë nuk ndrron qasje unë nuk shoh se si do të normalizohen marrëdhëniet.

“Sepse, ashtu siç unë e përsëris në vazhdimësi, qëllimet i kemi diametralisht të kundërta: ne synojmë Republikës tonë t'ia rrumbullaksojmë Pavarsinë e Serbia synon ta zhbëjë këtë Republikë. Andaj derisa njëra palë nuk ndrron qasje unë nuk shoh se si do të normalizohen marrëdhëniet”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article