Vjen parashikimi i rrezikshëm nga avokati serb, zbulon detaje nga raporti Vuçiq-Trump – ky do të ishte ‘lajm i keq’ për Kosovën!

1 month ago 15
Reklamë

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka folur për rrezikun nga rikthimi i mundshëm i Donald Trump në pushtet dhe si do ndikonte kjo gjë te Kosova dhe Serbia.

Si fillim, ai u shpreh se fitorja e Trumpit, i konvenon vetëm Vuçiqit, derisa tha se një gjë e tillë do ta forconte presidentin serb në shumë aspekte.

Po ashtu, Stojkoviq zbuloi detaje nga një marrëveshje e dhëndrit të Trump me Vuçiqin.

“Aleksandar Vuçiq i uron fitoren Trump. Rudy Giuliani, i cili është bashkëpunëtori dhe miku më i ngushtë i Trump, erdhi në Beograd në vitin 2012 për të marrë pjesë në fushatën zgjedhore të Aleksandar Vuçiqit. Pak muaj më parë, dhëndri i Trump, Gerard Kushner, përfundoi një marrëveshje korruptive me Vuçiqin, e cila i dha atij tokë në qendër të Beogradit për të ndërtuar ndërtesa ekskluzive në vendin e Shtabit të Përgjithshëm të RSFJ-së. Pra, ka shenja të qarta se fitorja e Trumpit në zgjedhje do ta forconte shumë Vuçiqin në të gjitha aspektet. Ka komunikim të shpeshtë mes autoriteteve në Beograd dhe ekipit të Trump. Në raport me Kosovën, kjo do të thoshte se Vuçiq do të fitonte një aleat në Uashington”

Krahas kësaj, avokati serb përmendi edhe synimet për shkëmbim të territorit mes Kosovë dhe Serbisë, ku tha se këtë plan do ta mbështesë fuqishëm Trump, nëse rikthehet në pushtet.

Image

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq

“Shkëmbimi i territoreve është ajo që dëshiron Vuçiq, besoj se administrata Trump do ta mbështeste atë plan, sepse do të ishte një uverturë ndaj Trump për vizionin e tij për paqen në Ukrainë. Nëse Kosova dhe Serbia do të shkëmbenin territore, do të ishte një justifikim që Trump të insistonte në një "shkëmbim" territori midis Ukrainës dhe Rusisë, domethënë që Ukraina të heqë dorë nga një pjesë e territorit, siç do të bënte Kosova sipas këtij plani”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, Stojkoviq shtoi se një plan i tillë do krijonte rrezik të madh, gjë që do ta shkatërronte edhe themelet e Kombeve të Bashkuara.

“Megjithatë, kjo do të hapte një kuti të Pandorës për shumë raste të tjera në Evropë dhe botë. Evropa Perëndimore është e vetëdijshme për rrezikun që do të krijonte kjo, por administrata Trump nuk është e vetëdijshme për këtë. Një precedent i tillë do t'i dërgonte një mesazh botës se kushdo mund të fillojë një luftë dhe më pas të kërkojë ndryshime territoriale bazuar në të - dhe kjo situatë shkatërron themelet e Kombeve të Bashkuara”, përfundoi Cedomir Stojkoviq për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article