Vjen thirrja urgjente për Kosovën: Pa këtë garanci të SHBA-së të mos marrë asnjë vendim, të mos e besojë as Kushtetuesen

2 months ago 15
Reklamë

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier në një intervistë dhënë së fundi ka thënë se SHBA pret nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë me urgjencë dhe pa parakushte të gjitha detyrimet e pranuara në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit, duke theksuar se Marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe se njohja e ndërsjellë duhet të jetë rezultati përfundimtar i dialogut.

Gjatë takimit të fundit në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati refuzuar të takoj Presidentin serb, Aleksandër Vuҫiq, duke ia parashtruar edhe tri kërkesa. Ndërsa pas kësaj deklarate nga shteti mik i Kosovës, mbetet të shihet se si do të veproj Kosova.

Lidhur me këtë deklarim të ambasadori amerikan, ka folur për ‘Bota sot’, publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Gani Qarri. Ai thotë se, në fakt me deklaratën vetëm pak para përfundimit të mandatit, se sa i takon dialogut, Kosova dhe Serbia janë ende larg njëra-tjetrës, vet Josep Borrell e konfirmoi ndërmjetësimin e tij dhe të Mirosllav Lajçakut të dështuar në këtë proces, duke u munduar që ta arsyetojë dështimin e treshes Borell, Eskobar dhe Lajçak me premtimin bosh, për angazhim më të madh në ditët dhe orët e fundit, që u kanë mbetur në pjesën përfundimtare të mandatit, me arsyetimin se po ringjallet procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se kryenegociatorët e të dyja vendeve do të vazhdojnë takimet në Bruksel.

Image

Gani Qarri

“Përndryshe edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara presin nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë me urgjencë dhe pa parakushte të gjitha detyrimet e pranuara në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit, duke theksuar se Marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe se njohja e ndërsjellë duhet të jetë rezultati përfundimtar i dialogut, që vërtetë do të ishte veprim i mirëpritur, sikur marrëveshja, të mos ishte paraprakisht e kushtëzuar nga Serbia, me letrën e Bërnabiqit, drejtuar në dhjetor të vitit të  kaluar BE-së, se Serbia nuk e pranon Marrëveshjen dhe nuk do ti zbatojë të gjitha pikat e saj. Andaj SHBA dhe BE duhet të dalin me deklaratë zyrtare, se pse nuk i kërkohet Serbisë tërheqja e letrës së dërguar nga ish kryeministrja serbe Ana Brnabiq se Serbia nuk e njeh integritetin territorial të Kosovës, kërcënimet serbe, se Serbia nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare dhe nuk do ta njoh kurrë Pavarësinë e Kosovës, duke mos e detyruar Serbinë , as që ta heq Republikën e Kosovës nga preambula e kushtetutës serbe, në mënyrë që Kosova vërtetë të shkojë lirshëm në procesin e dialogut dhe të ndihet e sigurt, edhe në plotësimin e neneve të marrëveshjes, ashtu siç kërkon ambasadori Hovenier”, vlerëson analisti Qarri.

Ai thotë poashtu se, nga ajo sa është parë deri tani, për Shefin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Bordell, emisarin Eskobar dhe ndërmjetësuesin Lajçak, po merr fund një mandat tërësisht i dështuar, e madje edhe me shumë turp, të cilët gjatë krejt këtij mandati dhe procesi të dialogut, jo vetëm që nuk arritën të zbusin sado pak, raportet mes Kosovës dhe Serbisë, nga pozita e ndërmjetësimit, por me qëndrimet e tyre fund e krye-pro serbe i futën bisedimet në rrugë pa krye me përmasa edhe më të mëdha të acarimit, duke e bllokuar tërësisht dialogun!

“Pra Kosovës i duhet GARANCI e plotë, e cila nuk do të linte prapa asnjë dyshim, për keqinterpretim dhe anashkalime nga ana e Serbisë, pretendimet e të cilës, janë dhe mbeten, ndarja e Kosovës dhe gllabërimi i pjesëve më vitale të vendit tonë, për krijimin e të ashtuquajturës "botë serbe", apo Serbië së madhe. Pra Garancia me shkrim e SHBA dhe BE-së, është rruga e vetme që Kosova të jetë në gjendje të plotësojë kërkesat e ambasadorit amerikan, si dhe mënyra më e sigurt, që të mund tu besohet më shumë edhe garancive që jep SHBA-ja, e cila si organ përfundimtar që vendos për asociacionin thotë se duhet të jetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, një gjykatë, që jo rrallë ka ditur të nxjerr edhe vendime të ndikuara nga partitë dhe politikat ditore, duke vërtetuar edhe vendimet e Serbisë Okupatore, si 40 hektarët e tokës, të plasuara Manastirit të Deçanit, që në fakt nga regjimi okupator i Serbisë së Millosheviqit, ishin përshkruar politikisht si prona të Manastirit të Deçanit”, vlerëson ai.

Read Entire Article