Vjena pro Ballkanit në BE/ Austria: Jo privilegje Ukrainës në dëm të Ballkanit

10 months ago 24
14:13 27/11/2023

Austria ka kërkuar që të mos privilegjohet Kievi në raport me shtetet ballkanike që presin prej 20 vitesh në dyert e BE-së. Në intervistën për FT, Aleksander Schallenberg ka marrë si referencë për këtë deklaratat e kryeministrit Rama.

“Udhëheqësit e BE-së nuk duhet që të favorizojnë Ukrainën në procesin e anëtarësimit në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Siç ka thënë kryeministri shqiptar Edi Rama, nëse e citoj saktë, a duhet të fillojë një luftë në Ballkan për të tërhequr vëmendjen e lidereve te Evropës së Bashkuar ? Do të ketë një debat shumë të nxehtë dhe ne duam që sinjalet të jenë të barabarta në të dy drejtimet për arsye gjeostrategjike. Brukseli duhet qe të mos e shikojë Ballkanin “me lupë” dhe Kievin “me syze rozë”.

Krahas Shqipërisë një vëmendje të veçantë Austria i ka adresuar Bosnjes për bisedimet e pranimit në BE. Sipas tij nuk mund të ketë grupe të caktuara shtetesh në korsinë e shpejtë, dhe shtete të tjera që presin në korsinë e shërbimit.

Schallenberg i tha Financial Times se është thelbësore ankorimi i Ukrainës dhe shteteve ballkanike në orbitën e BE-së për të kundërshtuar ndikimin rus.

Austria është një përkrahëse e fortë e zgjerimit progresiv, ku vendet kandidate të lejohen të marrin pjesë në programet dhe politikat sektoriale përpara anëtarësimit të tyre te plotë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article