“Vlerësojnë natyrën, ushqimin dhe sigurinë”, Rama ndan pamjet dhe ironizon: Dy patronazhistë, të maskuar si italianë…

1 month ago 6
Reklamë

Dy të rinj italianë, prej 10 muajsh kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri. Në një video të publikuar në rrjetin social Tik Tok e më pas të ripostuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, ata ndajnë përshtypjet për vendin tonë.

Me ironi, kreu i qeverisë i cilëson, dy patronazhistë të maskuar si italianë, të cilët i përshkruajnë thjesht e qartë Shqipërinë e ne shqiptarët.

“Një ndër ato që adhuroj më shumë është siguria me të cilën mund të jetohet në këtë vend. Asnjë nuk të thotë gjë, të gjithë merren me punët e tyre, të gjithë të lumtur e të kënaqur.”

“Një tjetër gjë që më pëlqen më shumë është që Shqipëria është një kombi mbushur me vende të paprekura nga njeriu dhe në fakt ne kemi dalë pak nga Shqipëria këto muaj, pikërisht sepse kemi vizituar shumë vende të bukura.”

Një tjetër gjë që u ka lënë mbresa të rinjve është ushqimi.

“Gjëja që adhuroj është ushqimi në Shqipëri. Në dyqan mishi i freskët, peshku i freskët, perimet e freskëta. Kaluan vite dhe rizbulova shijet e vërteta.”

Read Entire Article