Vllaznia synon një kampion bote

8 months ago 19
Reklamë
14:48 19/01/2024

Kuqeblutë kontakte me Shkodran Mustafin, tekniku: Kemi biseduar me babain e tij

Shkodran Mustafi është ëndrra e merkatos së janarit te Vllaznia. Klubi shkodran ka nisur bisedimet me kampionin e Botës, i cili mund të bindet nga ideja për të veshur fanellën kuqeblu për pjesën e dytë të sezonit. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga ana e trajnerit, Qatip Osmani.

Mustafi është pa skuadër prej verës, ndërsa nuk mendon të tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare. Agjentët e tij e ofruan te Roma para 3 muajve, por klubi italian e refuzoi për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pasur në karrierë.

Lojtari me origjinë shqiptare që ka përfaqësuar Gjermaninë në nivel kombëtareje është pa skuadër  dhe nuk ka aspak minuta në këmbë këtë sezon. Por ardhja e tij në Superiore do të ishte e bujshme për Vllazninë dhe gjithë futbollin shqiptar

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article