“Vlora Çitaku sekretare private e Hashim Thaçit”, Naim Miftari del me emra: Ja kush lobonte për ndarjen e Kosovës

10 months ago 42

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë shumë mirë se populli shqiptar i Kosovës është populli i vetëm më i besuar dhe më proamerikan, si dhe populli më pro rus në Ballkan.

Miftari thotë se, Kosova është shtet falë 1150 aeroplanëve ushtarakë amerikan që morën pjesë në bombardimin e Serbisë fashiste në vitin 1999.

Ai shton se, raportet e shtetit amerikan me Kosovën i ka turbulluar pak vetëm ndikimi i politikanëve të korruptuar të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Mos të harrojmë se Bolltoni, Pallmeri, Grenelli e Eskobari gjithmonë kanë qenë të përkrahur nga politikanët e korruptuar shqiptarë dhe të Kosovës që i kanë mbrojtur vetëm interesin e tyre personal, e disa edhe kanë qenë ideator të ndarjes së Kosovës”, thotë Miftari.

“Hashim Thaçi, Vlora Çitaku ish-ambasadore e Kosovës e në fakt në SHBA luante rolin e sekretares private të Hashim Thaçit dhe lobonte për ndarjen e Kosovës, njëjtë veproj edhe qeveria e Isa Mustafës dhe pas grusht shtetit kur u rrëzua qeveria legjitime e Kosovës në krye me Albin Kurtin 1 nga Grenelli, Thaçi, Mustafa, Haradinajt, Lista Serbe, njëjtë veproj edhe kukulla e Thaçit dhe Musafes, z. Avdullah Hoti të cilët nga uria për pushtet, për tender e për pare ia hapën dyert Serbisë në Shtëpinë e Bardh gjatë qeverisë së presidentit amerikan Donald Tramp”, shprehet ai.

Miftari thotë se, Kosova ka miq si në qeveri po ashtu edhe në DASH-in amerikan, pa harruar se ushtria Amerikane ishte trajnuese dhe menaxhuse e zhvillimit të ish TMK-së, edhe sot FSK ka traditë bashkëpunimin e ndërsjellët, dhe këto raporte nuk mundet me i prishur askush.

“Sot për sot miku strategjik, politik edhe ushtarak për të besuar janë vetëm Amerika dhe Britania e Madhe, e deri diku edhe Turqia, pasi pjesa tjetër e Evropës e lidhur ngushtë me interesin ekonomik të tyre për gazin, naftën energjinë ruse e cila mbron interesin serb dhe janë të lidhur ngushtë mirë, edhe disa shtete si Franca, Hungaria, janë aleate të dëshmuara si pro-Serbe dhe vetëm lufta në Ukrainë ndikoj të zbehen raportet e mira tregtare, ekonomike por edhe ushtarake në mes të Evropës dhe Rusisë”.

“Kosova duhet përveç zhvillimit ekonomik të punoj me hapa të shpejtuar për trajnimin dhe armatosjen e FSK me armë moderne ushtarake mbrojtëse, pasi një shtet serioz përveç zgjedhjes së partnerëve strategjik gjitonë i llogaritë mirë forcën e vetë ushtarake, ekonominë dhe politikën. Kosova duhet të ketë investime më serioze në ushtri, polici, drejtësi... por edhe lobimin në Uashington, Londër, Berlin... si shtet ne duhet ta rrisim shumë më seriozisht intensitetin e lobimit në këto qendra botërore të rëndësishme për neve”, përfundon Naim Miftari.

comment

Read Entire Article