Rruga më problematike në qytetin e Vlorës, pas reshjeve të dendura të shiut të djeshëm, është rruga “Albano dhe Romina”, e cila ka përjetuar një situatë alarmante. Sipas raportimit të gazetarit të News24, Enrik Mehmeti, kjo rrugë është kthyer në një liqen, duke e bërë atë të pakalueshme.
Po ashtu raportohet se automjetet kanë mbetur të fikura në mes të rrugës, duke shkaktuar qindra dëmtime për vozitësit.
Ky aks rrugor është regjistron mbi 1 metër ujë thellësi në pikën më të ulët, dhe karrotrecët kanë hasur vështirësi për të arritur në ndihmë makinave të ngecura. Qytetarë të shumtë janë në pritje të masave për të adresuar këtë situatë të rëndë.
Ekipet e emergjencave civile kanë punuar gjatë natës dhe vazhdojnë të angazhohen për lehtësimin e situatës. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, ndërsa 55 persona janë evakuuar dhe po qëndrojnë në konviktet e qytetit, në pritje të normalizimit të kushteve në banesat e tyre.
Autoritetet lokale janë duke monitoruar situatën dhe planifikojnë masa të menjëhershme për të rikthyer normalitetin në këtë zonë të prekur nga reshjet e shiut.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb