Vlora “noton” në ujë/ Shtëpi dhe biznese të përmbytura, disa familje në qiell të hapur. Banorët kalojnë natën në konvikt (VIDEO)

1 month ago 24

Pas reshjeve të dendura të shiut të djeshëm, situata në qytetin e Vlorës vazhdon të jetë tejet problematike.

Raportohet se shumë automjete janë bllokuar dhe dëmtuar, ndërsa dyqane dhe biznese të shumta kanë pësuar dëme të konsiderueshme, duke qenë të detyruar të nxjerrin mallrat e tyre në ambientet e jashtme për t’u mbrojtur nga uji, sipas raportimit të gazetarit të News24, Enrik Mehmeti.

Garazhet në qytet janë përmbytur, duke shkaktuar dëme në qindra makina. Në përpjekje për të lehtësuar situatën, po ndërmerren masa të shpejta për largimin e ujit nga shtëpitë e prekura.

Sakaq, banorët që kanë pësuar dëme në banesat e tyre për shkak të reshjeve janë evakuuar dhe strehuar në konviktet e qytetit.

Pas stabilizimit të situatës, autoritetet do të shqyrtojnë mundësitë e dëmshpërblimit për ata që janë prekur nga këto ngjarje, përmes fondit të emergjencave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article