Von der Leyen dënon sulmin e 24 shtatorit në veri/ “Autorët të dalin para drejtësisë, është e papranueshme për vlerat europiane”

10 months ago 26
Reklamë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator.

Ajo në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e dënoi fuqishëm sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Unë i shpreh ngushëlimet më të sinqerta familjes dhe miqve të policit të vrarë”, tha von der Leyen.

Von der Leyen tha se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

Ky sulm është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat evropiane”, tha von der Leyen në konferencën për media pas takimit më presidenten Osmani.

Read Entire Article