Von der Leyen: Të nisë formimi i asociacionit, Serbia duhet të njohë de facto Kosovën

10 months ago 10
Reklamë
16:35 30/10/2023

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Presidentes së  Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen heqjen e masave ndaj Kosovës. E kjo fundit i kërkoi Osmanit themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidentja e  Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen i ka bërë thirrje Kosovës që të nisë procedurat për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë njohjen de facto të Kosovës.

Këtë porosi Von Der leyen e dha bëri pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani.

“Ne kemi një plan të ri të investimeve dhe ky plan është duke funksionuar shumë mirë. Nëse funksionon që shtetet anëtare të BE-së do të funksionojë edhe te vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky plan ka mundësinë që brenda një dekade të dyfishojë të ardhurat tuaja. Të gjitha këto suksese arrihen vetëm nëse Kosova dhe Serbia normalizojnë marrëdhëniet e tyre. Kosova duhet të pranojë draftin për Asociacionin, kurse Serbia duhet të pranojë një njohje de facto dhe dialogu i BE-së është i angazhuar në bisedime. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar para”.

Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimin e fundit në Bruksel, Kosova ka ofruar nënshkrimin e marrëveshjeve ku përfshihet edhe draft-statuti.

Von der Leyen po qëndron në Kosovë në kuadër të një turi ballkanik.

Ka takuar edhe Kryeministrin Albin Kurti për të përfunduar ditën me vizitën e saj në Beograd, e Presidentja Osmani i ka bërë thirrje Serbisë që sulmuesit t’i ekstradojë në Kosovë.

Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article