Votat e Lulzim Bashës nuk mjaftojnë për mazhorancën

1 year ago 67
Reklamë
15:05 18/09/2023

Mungesa e votave në Kuvend mban peng rritje e pagave për gjyqtarët

As në seancën e ditë së Enjte, Kuvendi nuk do të votojë ndryshimet ligjore që rrisin pagat e gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Në drejtimin e Bledi Çuçit, grupi parlamentar i mazhorancës vendosi të mos përfshijë në axhendën e seancës plenare as ligjin për lojërat e fatit, me argumentin se do duhet të rishikohet edhe njëherë me vëmendje të shtuar.

Pavarësisht gatishmërisë së Lulzim Bashës për të bashkëpunuar me socialistët, sërish këta të fundit nuk arrijnë dot të sigurojnë shumicën e cilësuar të votave.

Për këto dy ligje do duhet të shtrijnë dorën sërish drejt mbështetësve të Sali Berishës apo deputetëve të tjerë opozitarë, të cilët deri më tani i kanë kundërshtuar.

Sa i përket rritjes së pagave për gjyqtarët sipas deputetëve demokratë, një vendim i tillë krijon disbalancë me gjyqtarët e këtij institucioni dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar.

Ndër të tjera në grupin parlamentar të socialistëve u diskutua edhe për çështjen e reformës zgjedhore pavarësisht se ende nuk ka një vendim se çfarë do të ndodhë me fatin e Komsionit të Posaçëm.

Një vendim i tillë pritet të merret të Enjten në seancë, në të kundërt ky komision rrezikon të shkrihet.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article