Vrasja brutale, rrëzimi i avionit me 150 pasagjerë dhe një 2-vjeçar i zhdukur/ Ky është ‘fshati i mallkuar’ në Francë

1 year ago 18
Reklamë

Fshati i vogël francez Le Vernet është gjetur në qendër të një misteri këtë javë pas zhdukjes së një vogëlushi gjatë një pasdite vere.

Émile i vogël, 2 vjeç, u zhduk ndërsa luante në kopshtin e shtëpisë së gjyshërve të tij në Alpes-de-Haute-Provence të shtunën.

Pavarësisht një kërkimi të madh prej disa ditësh, i cili përfshinte një helikopter, dronë dhe qen snifer, dhe rreth 1200 telefonata për Émile, fëmija nuk gjendet askund.

Në ditën e pestë të kontrollit, policia tha se nuk kishte ende ‘asnjë të dhënë’ për vendndodhjen e tij dhe konstrolli fizike u ndërpre.

Prokurori publik Rémy Avon u tha gazetarëve: Për momentin nuk kemi asnjë të dhënë, asnjë informacion, asnjë element që mund të na ndihmojë të kuptojmë këtë zhdukje.

Mendohet se Émile mund të jetë zhdukur ndërsa ishte “duke ndjekur fluturat”.

Një burim i shërbimeve të urgjencës tha: Émile ishte gjithmonë duke ndjekur fluturat dhe mund të kishte shkuar shumë larg, përpara se të fshihej diku për një sy gjumë.

Por nuk është hera e parë që Le Vernet, e cila ka një popullsi prej rreth 150 banorësh, ka qenë në zemra e tragjedisë.

Një banor Christian Mollet tha për La Montagne: Fshati është goditur nga kjo lloj tragjedie tre herë. Ishte vrasja e Jeannette, menaxherja e kafenesë Moulin, e vrarë nga një klient në vitin 2008, rrëzimi i një avioni në vitin 2015 me 150 persona në bord dhe pastaj vjen kjo zhdukje…”

Një fshatar shtoi: Të gjithë po e thonë këtë, Le Vernet ndihet si një fshat i mallkuar!

Vrasja e pronares së kafenesë

Jeanette Grosos, e cila në atë kohë ishte pronare e Café du Moulin, u vra nga një klient. Klientja ishte e njohur në zonë dhe e rrahu egërsisht për vdekje. Kryetari i fshatit në atë kohë, François Balique, tha se “fshati do ta ketë të vështirë të rikuperohet prej kësaj ngjarje”.

Përplasja e avioni

Një tjetër tragjedi ndodhi në vitin 2015 kur Germanwings Flight 4U 9525 u rrëzua në Alpe. Bashkëpiloti Andreas Lubitz, 28 vjeç, rrëzoi Airbusin qëllimisht në një plan vetëvrasjeje.

Avioni po udhëtonte nga aeroporti i Barcelonës për në Duseldorf në Gjermani, me 150 persona në bord.

Kapiteni i kërkoi bashkë-pilotit të merrte përsipër komunikimet me radio rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe Lubitz ndryshoi sistemin e monitorimit të fluturimit për ta dërguar avionin në zbritje.

Avioni u rrëzua në një mal me shpejtësi 700 km/h, duke vrarë menjëherë të gjithë në bord. Një pllakë përkujtimore është vendosur në Le Vernet pas tragjedisë.

Top Channel

Read Entire Article