Vrasja e 14-vjeçares në Shkup! Arrestohet në Turqi autori i dyshuar

10 months ago 20

Ljupço Palevski – Pallço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçare Vanja Gjorçevskës, është vënë në pranga në Turqi.

Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi. Ndërkohë, në Gjykatën Penale janë sjellë edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Top Channel

Read Entire Article