Vrasja e Ergys Dashit me 20 plumba, rrëfimi tronditës i Xhoanës: Isha shtatzënë, më sollën foton e tij të shtrirë përmbys dhe…

9 months ago 5

E ftuar në “Glamour” me moderatoren Ester Bylyku, Xhoana Kurti mes emocionesh tregoi momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e Ergys Dashit.

“Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion”, tregoi ajo.

Kujtojmë se Dashi u vra në Ekuador në janar 2022, në një atentat teksa ndodhej në një lokal, ku mbi të u zbrazën me 20 plumba.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article