Vrasja e Faton Hajrizit/ Profesori ngre disa dyshime – këta persona mund ta kenë ndihmuar të arratiset nga burgu!

1 month ago 20
Reklamë

Pas rreth 40 orë kërkimesh, Faton Hajrizi u vra ditë më parë në Serbi.

Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet serbe.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe kolegut të tij, Faton Hajrizi, është vrarë nga policia serbe.

“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai vë në pikëpyetje ikjen e Hajrizit duke nënvizuar që mund ta kenë ndihmuar BIA serbe.

Kriminelet serbomëdhenjë Daçiq e Vuçiq dolën shpejtë me të dhëna se si u krye rasti në LLloznicë”, shton tutje ai.

Image

Muhamet Kelmendi

Faton Hajrizi ishte në burgun e hapur në Kosovë. Kryerja e dënimit ishte në përfundim. Iku nga burgu dhe shkoj në Serbi.

Si u bë kjo?

Rasti i tillë tregon se BIA serbe e kriminelëve të luftës Vuçiq-Daçiq është aktivë në Kosovë. Natyrisht se kjo nuk është një gjë shumë e rëndë.

Fakti se në shumë institucione të Kosovës nga UNMIK dhe EULEX u angazhuan, ish-shërbëtorët e regjimit serbomadh, tregon se skenari serb për Faton Hajrizin fillon nga ikja nga burgu dhe përfundon me ekzekutim në Serbi.

Kriminelet serbomëdhenjë Daçiq e Vuçiq dolën shpejtë me të dhëna se si u krye rasti në LLloznicë.

Të dhënat ishin të lidhura mirë. Kështu patën vepruar edhe në vitin 1998/99 në Pejë, në rastin e njohur si " Panda", ku disa të ri serbë i vranë vetë nga policia serbe për të akuzuar shqiptarët”, u shpreh ai.

Më tej, profesori hedh dyshime të forta në lidhje me ikjen e Hajrizit duke nënvizuar që arratisja e tij është përgatitur nga BIA serbe dhe ka qëllim politik.

Iku Fatoni nga burgu?

Nuk u dha fare mendimi si iki dhe kush i ndihmoj të ikte!

Kjo, duhet të dihet, sepse duke e ditur se kush e ka ndihmuar në Kosovë dhe në Serbi del skenimi i bërë dhe zbulohen bashkëpunëtorët e BIA-së serbe. Për mua nuk ka asnjë dyshim se këtë vepër e ka organizuar, përgatitur dhe zbatuar BIA serbe. Qëllimi është politik”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article