Vrasja e policit në Kosovë, arrestohen edhe 2 serbë në Bansjkë! Beogradi shpall Ditë Zie për vrasjen e 3 terroristëve serbë

11 months ago 14
Reklamë

Dy serbë kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës mbrëmjen e djeshme në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ata u arrestuan pasi gjatë kontrolleve të policisë, në automjetin të cilin drejtonin iu gjet një sasi e madhe armësh të llojeve të ndryshme.

Qeveria e Serbisë ka kërkuar që nesër më (27 shtator) të shpallë Ditë Zie në nderim të sulmuesve serbë të cilët u vranë nga policia e Kosovës.

Ndërkohë prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve V.T. B.S dhe D.M. për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

Të dielën grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës, e për pasojë u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 të tjerë.

Read Entire Article