Vrasja e të riut nga huliganët e PAOK-ut, Gjykata e Selanikut dënon 7 nga 12 të akuzuarit! Burg përjet për 3 nga 4 shqiptarët

1 year ago 29
Reklamë

Gjykata e Selanikut ka dhënë vendimin përfundimtar për vrasjen e 19-vjeçarit grek Alkis Kampanos dhe plagosjen e dy shokëve të tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut shkurtin e vitit 2022 në qytetin e Selanikut.

5 muaj pas fillimit të gjyqit të 12 personave, 4 prej të cilëve me origjinë shqiptare, që akuzohen për këtë vrasje të bujshme, e cila ka tronditur gjithë vendin, gjykata ka vendosur dënim me burgim të përjetshëm dhe disa vite burg shtesë për 7 nga 12 të dënuarit.

Gjithashtu vendosi dënime me shumë vite burg (deri në 20 vjet) për pesë të akuzuarit e tjerë për vrasjen e të riut grek. Me të dëgjuar dënimet, miqtë dhe të afërmit e Alkis Kampanos shpërthyen në duartrokitje.

4 të dënuarit me origjinë shqiptare janë Aleksandro Gega, Gerald Kambo, Roxhers Demirazi dhe Afskendos Çarçiu. Në të njëjtën kohë, të pandehurve iu ndalua për 5 vite ndjekja e të gjitha ndeshjeve të PAOK-ut në të gjitha sportet. Apelimet gjithashtu nuk do të kenë fuqi pezulluese.

Top Channel

Read Entire Article