Vrasja me snajper e Sinomatit, Balla takim në Vlorë

8 months ago 27
15:38 19/01/2024

“Pista kryesore e hetimit ajo e hakmarrjes”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga Vlora tha se hetuesit kanë një pistë kryesore për vrasjen me snajper të Gëzim Sinomatit më 7 Janar në këtë qytet.

Nga analiza e bërë për drejtorinë e qytetit bregdetar, Balla shtoi se për zbardhjen e saj është angazhuar edhe vetë kryepolici Muhamet Rrumbullaku.

“Hetuesit kanë një pistë dhe besojmë se hetimet në këtë drejtim do cojnë në zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes”.

Hakmarrja është pista kryesore e hetimeve për zbardhjen e kësaj ngjarje të regjistruar mbrëmjen e 7 Janarit në lagjen ‘Hajro Çakërri’ në Vlorë.

Sinomati u qëllua me snajper në ballkonin e banesës së tij.

Autorët përdorën një makinë me targa të dubluara të një automjeti në zonën e Kamzës, si dhe janë kujdesur të shuajnë çdo provë duke djegur makinën në një zonë pa kamera sigurie.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article