Vrasje në Malishevë të Kosovës, autori dorëzohet në polici

1 year ago 32
Reklamë

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malishevë të Kosovës.

Policia e Kosovës bën me dije një i moshuar është gjetur pa jetë në Banjë të Malishevës, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Në lidhje me këtë rast është dorëzuar në polici një person, I cili ka deklaruar se ka kryer krimin.

 “Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Autoritetet policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.

Top Channel

Read Entire Article