Vrau babanë dhe e hodhi në pus, gjykata lë në burg Esmerald Ballën dhe bashkëpunëtorin e tij

1 week ago 23
Reklamë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Esmerald Ballën, i cili vrau babanë e tij. Po të njëjtën masë sigurie ka caktuar edhe për personin që ndihmoi në fshehjen e trupit, shoku i autorit, Edison Brahaj.

Esmerald Balla, 30 vjeç, kreu një krim makabër që tronditi sërish opinionin publik. Me gjakftohtësi thuri planin e vrasjes së babait dhe skenarin që do të ndiqte për t’u mos u zbuluar. Enver Balla u vra me armë zjarri nga i biri dhe 20 ditë pas ekzekutimit, autori denoncoi në polici zhdukjen e të atit, duke theksuar se kishte humbur kontaktet me të.

Për të krijuar një alibi që do të mbështeste versionin e tij, ai dëshmoi para uniformave blu se babai kishte krijuar një histori dashurie, ndaj ky mund të ishte shkaku i largimit pa njoftuar.

Policia mbërriti në banesë dhe indicia e parë për zbardhjen e ngjarjes ishte kasaforta, brenda së cilës ndodheshin 75 milionë lekë të vjetra. Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël kasafortën dhe për një kohë të gjatë merrte para.

Mjaftoi kjo indicie dhe policia konfiskoi telefonin e denoncuesit, i cili do të ishte elementi kyç për zbardhjen e krimit makabër.

Read Entire Article