Vrau të atin e më pas e hodhi në pus, flet kushërira e autorit: Jam e shokuar

1 week ago 71
Reklamë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shënavlash të Durrësit, pasi Esmerald Balla ka vrarë dhe më pas ka hedhur në pus babanë e tij, Enver Ballën.

Besnike Balla, kushërira e autorit ka thënë se fëmijët kanë bërë denoncimin sikur i ati i tyre është larguar nga shtëpia mbrëmjen e kaluar.

Lexo edhe :

Related Posts

Ajo tha se kur mori vesh ngjarjen ishte shokuar, pasi para pak kohësh në familjen Balla ishte bërë edhe një dasmë, dhe nuk pritej të ndodhte një ngjarje e rëndë.

“Denoncimin e kanë bërë mbrëmë. Enver Balla jetonte me të shoqen. Para pak kohësh martoi djali e vogël, bëri dasmë. Kishte dy çuna në Itali dhe një këtu. Jam e shokuar”, tha kushërira e viktimës, Besnike Balla.

Krimi që tronditi Shënavlashin 

Një skenar i denjë filmash. Kështu është ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e sotme, 4 shtator, në Shënavlash të Durrësit.

Esmerald Balla, 30 vjeç, më 13 gusht vrau dhe hodhi në pus babanë, Enver Balla 62 vjeç. Më pas i riu thuri një plan duke shpresuar se do të fshihte provat dhe krimi i rëndë nuk do të zbulohej.

30-vjeçari shkoi në polici dhe denoncoi zhdukjen e babait. Ai pretendoi se i ati ishte larguar me një shtetase të panjohur dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu Esmerald Balla deklaroi se kishte dyshime që i ati ishte vrarë nga gruaja e panjohur me të cilën ishte larguar.

Djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Hetuesit nuk i ka bindur ky version dhe kanë nisur hetimet duke përgjuar bisedat telefonike dhe mesazhet e Esmerald Ballës pasi kishin dyshime se kishim të dënim me një krim brenda familjes.

Ditën e sotme,  u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i 30-vjeçarit, i cili ka pranuar autorësinë e krimit. /vizionplus.tv

Read Entire Article