Vritet aktivistja turko-amerikane gjatë protestës, Tel Avivi nën akuzë

1 week ago 30
Reklamë

Në frontin e ri të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, në Bregun Perëndimor u njoftua se është vrarë gjatë një proteste pro-palestineze në Nablus, aktivistja e njohur Aysrnur Egzi Eygiche, e cila ka nënshtetësi amerikano-turke, duke krijuar kështu një fërkim të ri të mundshëm midis Uashingtonit dhe shtetit hebre.

Nuk mjaftoi vetëm vetëm kaq, por Izraeli gjatë natës, duke gdhirë 7 Shtatori, ka bombarduar edhe disa strehimore në Gaza, teksa hodhi në erë një ambient që shërbente si shkollë, duke vrarë të paktën 8 persona dhe plagosur 15 të tjerë.

Kjo po ndodh pikërisht në kohën kur SHBA-ja vazhdon të përpiqet të kapërcejë hendekun midis pozicioneve që deri më tani ka penguar nënshkrimin e një armëpushimi në Gaza dhe Izraeli ka liruar kontrollin e tij në Jenin, objektivin e dhjetë ditëve të inkursioneve në territoret palestineze, në kërkim të atyre që i cilëson si terroristë të Hamasit, shkruan “La Repubblica”.

Por edhe një sulm ajror kundër Pasdaranit në Siri, ka rindezur tensionin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në një kohë kur Uashingtoni dhe Teherani po diskutojnë rifillimin e negociatave bërthamore, disa javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Read Entire Article