Vula e PD-së, protestë para ambienteve të Gjykatës së Lartë

9 months ago 6
09:27 27/12/2023

Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Lartë kanë nisur të mblidhen qytetarët për të protestuar teksa pritet të nisë seanca për vulën e Partisë Demokratike.

Deri më tani, protesta e thirrur nga krydemokrati Sali Berisha duket e qetë.

Të pranishëm janë deputetë demokratë dhe po ashtu krydemokrati Sali Berisha.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, nëse do të ashpërsohet ose jo.

SPAK ka kërkuar nga detyrim paraqitje masën e arrestit të shtëpisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article