Vullkani i dytë më i madh në Hawaii po shpërthen sërish

3 months ago 7
Reklamë

Kilauea, një nga vullkanet më aktive në botë, ka filluar të shpërthejë në një zonë ku për herë të fundit ka shpërthyer gjysmë shekulli më parë, ka njoftuar Observatori i Vullkaneve dhe Shërbimeve Gjeologjike të SHBA-së.

Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth 1,6 kilometra në jug të kalderës Kilauea, zonë kjo brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve Hawaii, që për herë të fundit shpërtheu në dhjetor të vitit 1974.

Zona përreth kalderës është mbyllur për publikun që nga viti 2008 për shkak të rreziqeve, duke përfshirë plasaritjen e tokës, paqëndrueshmërinë në murin e kraterit dhe shembjen e shkëmbinjëve, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Shkëlqimi është i dukshëm në imazhet e kamerës së internetit, duke treguar se llava po shpërthen”, tha observatori USGS.

Siç raportohet, shpërthimi i vitit 1974 zgjati rreth gjashtë orë.

Ndërkohë, nuk dihet ende se sa do të zgjasë shpërthimi i tanishëm.

Rreziku kryesor gjatë shpërthimeve vullkanike është gazi i cili reagon me atmosferën dhe krijon “smogun vullkanik”. Ai mund të paraqesë rreziqe shëndetësore, të dëmtojë bimët dhe bagëtinë.

Ndryshe, observatori regjistroi afërsisht 250 tërmete në majën e vullkanit pak orë para shpërthimit. /Telegrafi/

Read Entire Article