Werder Bremen shokon Bayern

7 months ago 53
Reklamë
23:50 21/01/2024

Ekipi i Tuchel u mund në “Allianz Arena” 1-0, humbja e parë pas tetë muajsh për bavarezët

Për herë të parë pas gati 4 vitesh, Bajern Mynihu nuk shënon gol në “Allianz Arena”. Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel u shokua nga Verder Bremen, duke u mundur minimalisht.

Bajerni pësoi humbjen e parë pas tetë muajve në shtëpi. Sfida nisi me duartrokitje dhe banderola për ikonën Franc Bekenbauer.

Diferenca me kryesuesit e Bajern Mynihut ngelet në 7 pikë, me ekipin Tuhel që ka një ndeshje më pak. Takimi u vendos nga Miçell Vajser në minutën e 59-të të lojës.

Pavarësisht përjekjeve vendasit e patën të pamundur që të thyenin mbrojtjen kundërshtare. Festë për Verder Bremenin që nuk fitonte në kampionat kundër bavarezëve që nga viti 2008.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article