West Ham mposht Arsenalin – Topçinjtë eliminohen nga Carabao Cup

11 months ago 51

West Ham ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në 1/8 e Carabao Cup për të kaluar në çerekfinale.

Ndeshja nisi keq për të besuarit e Mikel Artetës, pasi shënuan autogol me Ben Wihte në minutën e 16-të, duke bërë që West Ham të kalojë në epërsi prej 1-0.

⚽️🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 GOAL | Arsenal 0-1 West Ham | Ben White (OG)

OWN GOAL FROM BEN WHITE! pic.twitter.com/48WnQabSnw

— CHIRI TV (@chiRi_TTV) November 1, 2023

Edhe më të filluar pjesa e dytë, çekanët shtuan epërsinë, me Mohammed Kudus që shënoi për 2-0 në minutën e 50-të.

Krejt çfarë bëri Arsenali, ishte një gol në kohën shtesë me Martin Odegaard.

Pas dhjetë minutash Jarrod Bowen shtoi epërsinë për 3-0.

⚽️🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 GOAL | West Ham 3-0 Arsenal | Jarrod Bowen

WHAT A GOAL FROM BOWEN!! pic.twitter.com/TMTa0HiHTm

— CHIRI TV (@chiRi_TTV) November 1, 2023

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe West Ham kaloi në çerekfinale./Telegrafi/

Read Entire Article