WSJ zbulon planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

2 hours ago 26

Premtimi i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë tani e vendos atë në një pozicion të vështirë. Gjatë gjithë fushatës së tij për Shtëpinë e Bardhë, Trump kundërshtoi mënyrën e trajtimit të Ukrainës nga presidenti Joe Biden, duke paralajmëruar se sjellja e tij po afronte Luftën e Tretë Botërore. Në fjalimet e tij, Trump ka thënë se mund ta zgjedhë konfliktin shumë shpejt, duke i sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, por mënyrën nuk e ka treguar.

“Nuk mund t’jua jap ato plane sepse nëse ju jap ato plane, nuk do të jem në gjendje t’i përdor ato,”- tha ai gjatë fushatës.

Në fakt, Trump nuk ka miratuar një plan specifik paqeje, thanë aleatët, duke përfshirë mënyrën se si ai do të bindte presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy që të uleshin në të njëjtën tryezë për të negociuar. Ndërsa këshilltarët kanë ofruar ide, vetëm presidenti i zgjedhur, në konsultim me ndihmësit kryesorë, do të vendosë se si të trajtojë diplomacinë.

“Kushdo – pavarësisht se sa i vjetër në rrethin e Trump-it – që pretendon se ka një pamje të ndryshme ose një dritare më të detajuar në planet e tij për Ukrainën, thjesht nuk e di se për çfarë po flet ose nuk e kupton,”- tha një ish ndihmës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Trump.

Ashtu si në mandatin e parë të Trump, fraksione të ndryshme janë vendosur të konkurrojnë për të ndikuar në politikën e jashtme të republikanëve. Aleatët me mendje më tradicionale si Mike Pompeo, ish-sekretari i shtetit tani në garë për të udhëhequr Pentagonin, ka të ngjarë të shtyjnë për një zgjidhje që nuk duket se do t’i japë një fitore të madhe Moskës. Këshilltarë të tjerë, veçanërisht Richard Grenell, një kandidat kryesor për të udhëhequr Departamentin e Shtetit ose për të shërbyer si këshilltar për sigurinë kombëtare, mund t’i japin përparësi dëshirës së Trump për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse kjo do të thotë të detyrojë Kievin në lëshime të rëndësishme.

Një ide e propozuar brenda zyrës së tranzicionit të Trump, e detajuar nga tre persona të afërt me presidentin e zgjedhur dhe e pa raportuar më parë, do të përfshinte premtimin e Kievit për të mos anëtarësuar në NATO për të paktën 20 vjet. Në këmbim, SHBA do të vazhdonte të pomponte Ukrainën plot me armë për të penguar një sulm të ardhshëm rus. Sipas këtij plani, vija e luftës do të mbyllej dhe të dyja palët do të pajtoheshin për një zonë të çmilitarizuar prej 800 miljesh. Kush do ta kontrollonte atë territor mbetet e paqartë, por një këshilltar tha se forcat paqeruajtëse nuk do të përfshijnë trupa amerikane dhe as nuk do të vijnë nga një organ ndërkombëtar të financuar nga SHBA, si Kombet e Bashkuara.

“Ne mund të bëjmë stërvitje dhe mbështetje të tjera, por tyta e armës do të jetë evropiane. Ne nuk po dërgojmë burra dhe gra amerikane për të ruajtur paqen në Ukrainë. Dhe ne nuk paguajmë për të. Do lëmë polakët, gjermanët, britanikët dhe francezët ta bëjnë këtë,”- tha një anëtar i ekipit të Trump.

Ky propozim në disa aspekte i bën jehonë komenteve të bëra nga zëvendëspresidenti i sapozgjedhur JD Vance gjatë një interviste në shtator, kur ai sugjeroi se një marrëveshje përfundimtare midis Ukrainës dhe Rusisë mund të përfshinte një zonë të çmilitarizuar “të fortifikuar në mënyrë që rusët të mos pushtojnë më”.

Trump ka thënë se mbijetesa e Ukrainës është e rëndësishme për SHBA-në, por e ka kritikuar vazhdimisht Zelenskyy-n, duke e quajtur atë “biznesmenin më të madh”. Megjithatë, Zelenskyy përgëzoi presidentin e zgjedhur për fitoren e tij.

Read Entire Article