Xabi Alonso thyen heshtjen për thashethemet që e lidhin me Real Madridin

11 months ago 24
Reklamë

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso ka hequr dorë nga bisedat për rikthimin në Real Madrid.

Xabi është përmendur si pasardhës serioz i Carlo Ancelottit, i cili ka kontratë me Los Blancos deri në fund të sezonit aktual.

Megjithatë, trajneri i ri spanjoll nuk duket edhe aq i interesuar për karrigen e nxehtë të Real Madridit, në këtë kohë.

“Të stërvitësh Madridin? Është shtator, është herët”, iu përgjigj Xabi pyetjeve në lidhje me lidhjen me postimin e Real Madridit.

“Unë mbetem i fokusuar. E nisëm mirë sezonin, duam që të gjithë lojtarët të jenë të fokusuar. Prandaj duhet të jem i pari”.

Xabi u pyet edhe për lojtarët e tij, se si ndihet për skuadrën e tij duke ditur që ka këto thashetheme për të ardhmen e trajnerit të tyre.

“Lojtarët e dinë se si është futbolli. Kjo nuk është asgjë e re. Nuk kemi folur për këtë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Read Entire Article