Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

11 months ago 22
Reklamë

Të luash kundër Sevillas dhe Portos do të thotë që Barcelona me siguri do të duhet të përballet me Sergio Ramos dhe Pepe.

Dyshja kanë qenë qendërmbrojtësit kryesorë të Real Madridit, të cilët kurrë nuk kishin frikë të luanin edhe pisët në shumë raste, sidomos ndaj Leo Messit.

“A keni frikë nga siguria fizike e lojtarëve tuaj?”, e pyeti një gazetar Xavin përpara ndeshjes me Sevillas, duke përmendur dy mbrojtësit.

“Jo, nuk kam frikë nga kjo”, u përgjigj shefi i Barçës duke qeshur.

Sergio Ramos do të jetë në formacion me shumë gjasë në ndeshjen mes Barcelonës dhe Sevillas të premten.

Sa i përket Pepes, 40-vjeçari është ende nën dyshim për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Read Entire Article