Xavi thotë se do t’i pëlqente të rikthehet sërish te Barcelona

3 months ago 8
Reklamë

Xavi Hernandez është larguar nga Barcelona dhe ndeshja e së dielës ndaj Valencias ishte e fundit për të në krye të gjigantit katalunas.

Pasi ra dakord të vazhdojë të drejtojë Barçën pas një vendimi të mëparshëm për t’u larguar, Barcelona vendosi të heqë  të shkarkojë Xavin javën e kaluar.

Por Xavi beson se kapitulli i tij me klubin mund të rihapet në të ardhmen dhe ai shpreson që një gjë e tillë të ndodhë që të rikthehet një ditë në Camp Nou.

“Do të ishte një nder të menaxhoja përsëri një ditë klubin e jetës sime”, tha Xavi pas fitores ndaj Sevillas.

“Tifozët duhet të kuptojnë se situata ekonomike është e vështirë. Po largohem me dashurinë e fansave dhe kjo më mbush me krenari”.

Thuhet se Xavi u kontaktua nga disa klube nëpër Evropë kur u konfirmua shkarkimi i tij.

Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se ai planifikon të shkojë në një pushim njëvjeçar përpara se të kthehet në stërvitje.

Xavi e përfundon karrierën e tij si trajner i Barcelonës duke fituar dy trofe dhe duke e kualifikuar klubin për tre vite radhazi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Read Entire Article