Xhuli thotë se u arrestua nga policët serbë në Shtërpcë: I shajta me nënë në shqip, m’i lidhën duart e më futën në veturën e policisë

7 months ago 7

Bukuroshja dhe finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, e njohur ndryshe si Xhuli, ka treguar përmes disa videosh në InstaStory se është arrestuar nga policët serbë të Policisë së Kosovës në Shtërpcë më 17 shkurt të këtij viti, në ditën kur Kosova festoi përvjetorin e saj të 16-të.

Ndodhur në veturën e saj, Xhuli ka rrëfyer këtë ngjarje të pakëndshme për ndjekësit e saj:

“O njerëz të bukur, dua t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2024. Jam në Shtërpcë për momentin, ky qytet është i serbëve para se të shkosh në Brezovicë, ku jam duke shkuar unë për një takim. Më arrestuan dhe më vunë pranga, sepse unë erdha nga Amerika për të festuar dhe vendosa të shkoj në Brezovicë. Ja, këtu jemi te policia, më lidhën me pranga për dy orë, dhe po dua t’ju tregoj se atë ditë, policët serbë, të veshur si policia e Kosovës, më folën serbisht. Të imagjinosh, ditën e pavarësisë së vendit tim. Nuk di nëse është mirë që po e them këtë publikisht, por më preku aq shumë.

Me brengë them ‘na keni masakruar’, dhe ata më përgjigjen ‘ne thjesht po bëjmë punën tonë për pavarësinë’. Unë s’jam nacionaliste, por dua të theksoj: gjuha e parë në Kosovë është shqipja. Kushdo që jeton në këtë vend të bukur duhet të mësojë shqip. Pastaj vjen anglishtja si gjuhë ndërkombëtare. Më ofenduan, më mbyllën në makinë, më brutalizuan, dhe asnjë polic nuk ia lejoj këtë, sepse nuk është e drejtë të bëhet diçka e tillë. Kosova duhet të jetë një vend për të gjithë nacionalitetet, pa marrë parasysh gjininë apo prejardhjen. Por gjuha zyrtare është shqipja, dhe të paktën duhet të dihet aq sa të përshëndetësh, të falënderosh, gjëra themelore. Por jo, ata më folën serbisht dhe prisnin që unë të flas shqip, duke më mohuar të drejtën time.”

Ngjarja e ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës ka tronditur ndjekësit e Xhulit dhe ka nxitur një debat të gjerë në rrjetet sociale rreth respektimit të gjuhës dhe identitetit në Kosovë. /Telegrafi/

Read Entire Article